Nuk po thyhen ende rekordet e Prishtinës së ‘Tokit’! Prishtina e sotme nuk është askund! 

Futboll

Nuk po thyhen ende rekordet e Prishtinës së ‘Tokit’! Prishtina e sotme nuk është askund! 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 tetor 2020 Në ora: 23:30
Nuk po thyhen ende rekordet e Prishtinës së ‘Tokit’! Prishtina e sotme nuk është askund! 

Prishtina e traditës dhe e trofeve, nuk është ajo e dikurshmja! Nuk është ajo Prishtina që i gëzonte pamasë “Plisat”, çfarë po ngjet me Prishtinën?

Prishtina sot u dashtë të jetë një superfuqi e futbollit të Kosovës apo sikurse Dinamo e Zagrebit në Kroaci! 
Tifozët po vuajnë, po vuajnë “Plisat” për tituj! Që nga edicioni 2012-2013 Prishtina nuk di me fituar titull. Një realitet i hidhur! 

Tifozët “Plisat” janë në pritje të rikthimit të shkëlqimit të Prishtinës, të fitojnë tituj dhe jo të vazhdojnë me këtë ritëm! 
Tetë vite pa titull, është shumë për një klub të madh, më të madhin në historinë e futbollit të Kosovës. 

Nuk po mund të thyhen ende rekordet e Prishtinës kur e kishte  kryetrajner Afrim Tovërlanin apo i njohur me nofkën ‘Toki’! 
Prishtina e sotme nuk është askund, nuk e ka cilësinë apo shkëlqimin e dikurshëm! 

Po shkojnë e po vijnë trajnerët, por nuk e ka atë shkëlqimin që e kishte dikur Prishtina në vitet e pasluftës, në kohën e “Tokit”.
Nuk e ka filozofinë e lojës që janë mësuar tifozët ta shohin! 

Pritje, pritje por deri kur? Prishtina me “Tokin” ka qenë e frikshme,  ja një fakt interesant, në edicionin 2007-2008, 10 fitore në seri, domethënë 10 ndeshjet e para, të gjitha fitore. Fantastike!  

Në edicionin 2008-2009, 14 ndeshje pa humbje, 14 ndeshjet e para, 13 fitore dhe 1 barazim, fantastike, po Tovërlani ishte kryetrajner, ish futbollisti që u rrit dhe u poq, u burrërua me Prishtinën, që ishte pjesë e gjeneratës së artë të kapitenit Fadil Vokrri, në vitet e 80-ta, kur së bashku kanë luajtur në Ligën e Parë të ish-Jugosllavisë. "Toki që i dha gjithçka" Prishtinës.

Prishtina e  sotme, nga 8 ndeshje ka 3 fitore, 2 barazime e 2 humbje dhe renditet në vend të 4-të me vetëm 11 pikë, minus 8 pikë nga lideri.

Tifozët e duan një Prishtinë më ofensive, me rezultate dhe shkëlqim, ashtu si i ka hije skuadrës me renome dhe jo siç e shohim në vitet e fundit. Trajnerët e bëjnë përzgjedhjen e lojtarëve dhe ata e bartin barrën e mossuksesit!  

Sot jemi në javën e tetë, është ende herët, ka shumë javë deri në fund, shpresojnë edhe tifozët se Prishtina do të këndellet dhe të kthehet në nivelet e lojës së dikurshme, kështu që siç është duke shkuar, tifozët janë mjaft të shqetësuar!  Prishtinës i duhet një “Toki”, një “Toki” që edhe si futbollist edhe si trajner ka qenë plot shkëlqim në petkun e skuadrës më të trofeshme në vendin tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat