Depay i fokusuar te Lyoni, edhe pse pritet largimi i tij

Futboll

Depay i fokusuar te Lyoni, edhe pse pritet largimi i tij

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 15:18
Memphis Depay

Memphis Depay e ka siguruar Lyonin se vazhdon të jetë krejtësisht i fokusuar te klubi aktual.

Sulmuesi holandez është shënjestër e Barcelonës dhe ishte shumë pranë kalimit në Camp Nou në ditët e fundit të afatit kalimtar, mirëpo Blaugranët nuk ia dolën ta transferonin, pasi duhej të shitnin lojtarë.

Me gjithë interesimin e klubeve tjera dhe pritjen reale për t’u larguar, 26-vjeçari vazhdon të jetë i përqendruar në Ligue 1.

Lyoni fitoi 4-1 ndaj Monacos në fundjavë, ndërsa pas ndeshjes, Depay, i cili ishte njëri nga golashënuesit, tregoi zotimin e tij për klubin.

“Gjithmonë kam qenë i fokusuar te OL, madje edhe gjatë afatit kalimtar. E ardhmja ime nuk është arsyetim që të mos e kryej punën time”.

“Si lojtar, gjithmonë dua të jap më të mirën dhe t’i jap diçka më shumë skuadrës”, ka thënë Depay për Telefoot. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat