Lojtarët e Barçës duhet t’i përshtaten Messit

Futboll

Lojtarët e Barçës duhet t’i përshtaten Messit

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 15:55
Lionel Messi

Lionel Messi mbetet futbollisti më i mirë në botë dhe u takon bashkëlojtarëve të tij te Barcelona të ndryshojnë për t’iu përshtatur atij, thotë mesfushori Frenkie de Jong.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë po has në vështirësi për t’u përshtatur me sistemin e ri të lojës, 4-2-3-1, nën udhëheqjen e trajnerit të ri Ronald Koeman, pasi ka dështuar të shënojë gol nga loja e hapur në gjashtë ndeshjet e para këtë sezon.

Për më tepër, Messi e ka krijuar vetëm një shans në La Liga këtë sezon, duke i lënë hapësirë produktit të ri të akademisë, Ansu Fati, që ta marrë vëmendjen me pesë gola dhe një asiste në të gjitha garat.

Por De Jong këmbëngul se u takon lojtarëve të tjerë në skuadrën e Barçës të sigurohen se Messi ndodhet në pozitën e duhur për të prodhuar magjinë e tij.

“Kur e ke Messin në ekip, atëherë natyrisht se në ekip e ke lojtarin më të mirë në botë”, tha De Jong për UEFA-n.

“Duhet të përpiqesh ta fusësh në pozitën më të mirë në fushë për ta bërë dallimin dhe mendoj se ne duhet t’i përshtatemi atij. Kur ai e pranon topin në një pozitë nga e cila mund ta bëjë dallimin, ai e bën atë gjithmonë”, theksoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat