Richarlison: Të gjithë në Angli e urrejnë Liverpoolin – Van Dijk nuk është mbrojtësi më i mirë në botë

Futboll

Richarlison: Të gjithë në Angli e urrejnë Liverpoolin – Van Dijk nuk është mbrojtësi më i mirë në botë

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 16:24
Richarlison

Richarlison e ka pranuar se të gjithë skuadrat në Angli e urrejnë  Liverpoolin.

Sulmuesi brazilian për më shumë ka theksuar se Virgil van Dijk ka ndërtuar një reputacion të mirë, mirëpo nuk është mbrojtësi më i mirë në botë.

“Të gjithë në Angli e urrejnë Liverpooli. Të gjithë janë të pasionuar pas Van Dijkut, mirëpo ai nuk është më i miri në botë”, ka thënë Richarlison.

“Thiago Silva, Marquinhos dhe Sergio Ramos janë më të mirë se ai dhe kjo është e dukshme”, ka shtuar më tej ai.

Kjo përplasje mes lojtarëve të Evertonit dhe Liverpoolit filloi nga barazimi 2-2, ku Van Dijk mbeti i lënduar rëndë nga një duel i Jordan Pickfordit.

Portieri anglez u kritikuar ashpër për atë ndërhyrje, pasi holandezi mbeti i lënduar në ligamentet e gjurit. 

 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat