Kumbulla flet pas barazimit me Milanin: Bëra një gabim, por e përmirësova duke shënuar

Futboll

Kumbulla flet pas barazimit me Milanin: Bëra një gabim, por e përmirësova duke shënuar

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 00:12
Marash Kumbulla

Marash Kumbulla ka arritur të shënoj gol në derbin e xhiros së pestë në Serie A.

Milan dhe Roma kanë zhvilluar njërën nga ndeshjet më interesante deri më tani në elitën e futbollit italian këtë edicion.

Pas 90 minutave ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 3-3 dhe dy skuadrat u kënaqën me nga një pikë.

Image

Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla ka folur pas sfidës ndaj Milanit ku tha se bëri një gabim, por që e përmirësoi me golin e shënuar.

“Bëra një gabim dhe mund ta shmangia në fushë, por fatmirësisht ia dola të shënoj”.

“Topi erdhi mjaft mirë në zonë dhe ishte më e lehtë për mua të shënoja. Mund të përmirësohem akoma”, deklaroi Kumbulla për Sky Sports pas ndeshjes.

Ai ka thënë se gjithmonë ka qëndruar në prapavijë, por gjithmonë e ka pasur instiktin për të shënuar.

Image

“Gjithmonë kam luajtur në prapavijë, por këtë instikt për të shfrytëzuar rastet për të shënuar e kam pasur gjithmonë”.

“Jeta ime po ecën me shpejtësi, meritë të madhe ka Verona dhe trajneri Juric. Ai më ka dhënë menjëherë besim”.

“Jam rritur dhe dua të ndihmoj Romën. Mendova se topi do të vinte drejt meje dhe shkova drejt shtyllës së dytë”, tha pas ndeshjes Kumbulla.

Për reprezentuesin shqiptar ky ishte goli i dytë radhazi me fanellën e Romës, pasi ai shënoi edhe të enjten e kaluar në Ligën e Evropës ndaj Young Boys Bern.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat