Për Bayernin nuk do të mund të paraqitet Serge Gnabry

Futboll

Për Bayernin nuk do të mund të paraqitet Serge Gnabry

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 14:08
Për Bayernin nuk do të mund të paraqitet Serge Gnabry

Lokomotiva Moska pret në shtëpi kampionin aktual të Ligës së Kampionëve, Bayernin në kuadër të grupeve me fillim nga ora 18:55 dhe ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Lokomotiv Moska” në Rusi.

Lokomotiva e filluan sezonin e tyre të tretë radhazi si pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve me një barazim 2:2 kundër RB Salzburgut ndërsa Bayerni e shkatërruan Atletico Madridin në “Allianz Arena” me rezultat 4:0.

Tekniku i rusëve, Marko Nikoliq nuk do mund të llogaritë në mesfushorin Dmitri Barinov i cili mungon për shkak të një lëndimi në gju dhe në Stanislav Magkeyev, Slobodan Rajkoviq dhe Vladislav Ignatyev për të cilët nuk dihet ende se a do mund të paraqiten. Kapiten i ekipit do të jetë ish mbrojtësi i Manchester Cityt dhe Tottenham Hotspur, Vedran Corluka ndërkaq sulmi do të përbëhet nga dyshja e rrezikshme Smolov dhe Eder ku pas tyre do të jetë mesfushori Anton Miranchuk.

Për Bayernin nuk do të mund të paraqitet Serge Gnabry pas testimit pozitiv me Covid-19 dhe ylli Alphonso Davies që pësoi lëndim në gju në ndeshjen e fundit në Bundesligë kundër Eintracht Frankfurt. Leroy Sane është në dyshim se a do të paraqitet pasi së fundmi kishte pasur probleme me një lëndim në gju, kështu duke liruar vend për Corentin Tolisson të kthehet në formacionin bazë duke i mundësuar Leon Goretzkas të luajë në një pozicion më të avancuar në mesfushë.

Këto janë formacionet e mundshme të dy ekipeve për sot:

Lokomotiv Moscow (4-4-2): Guilherme; Zhivoglyadov, Corluka, Murilo, Rybus; Zhemaletdinov, Kulikov, Krychowiak, Miranchuk; Smolov, Eder.

Bayern Munich (4-3-3): Neuer; Pavard, Sule, Alaba, Hernandez; Kimmich, Tolisso, Goretzka; Muller, Lewandowski, Coman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat