Duro si trajner shijon fitoren e parë në Kosovë, ‘Nikli’ gjunjëzon Llapin

Futboll

Duro si trajner shijon fitoren e parë në Kosovë, ‘Nikli’ gjunjëzon Llapin

Nga: Kemajl Goca Më: 27 tetor 2020 Në ora: 16:02
Duro si trajner shijon fitoren e parë në Kosovë, ‘Nikli’ gjunjëzon Llapin

Kryetrajneri nga Shqipëria, Klodian Duro, ka shënuar fitoren e parë prej se është në bankën e Feronikelit nga Drenasit.

Pas katër barazimeve dhe tre humbjeve, “Nikli” i kthehet fitoreve, triumfoi me rezultat 1:0 kundër Llapit nga Podujeva, në takimin që u zhvillua ë stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.  Për Duron është takimi i katërt dhe arriti pikë të plota, pas dy barazimeve dhe një humbje. 

Në minutën e 9-të, portieri Hoffman shpëton Llapin pa pësuar gol pasi pret fillimisht goditjen e Hoxhës e pastaj edhe ato të Maliqit dhe Baldes.

Në minutën e 54-të, futbollisti Yll Hoxha, me një goditje nga një distancë rreth 35-40 metra, realizon golin e fitores për skuadrën nga Drenasi. 

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve në fund të ndeshjes nga gjyqtari kryesor i ndeshjes, Genc Nuza.

Feronikeli zë vendin e shtatë me 10 pikë pas javës së nëntë në elitën e futbollit të Kosovës, ka pesë me pak se Llapi që mban vendin e nëntë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat