Fekmi Konxheli-njeriu i sakrificës që dha gjithçka për futbollin e Kosovës

Futboll

Fekmi Konxheli-njeriu i sakrificës që dha gjithçka për futbollin e Kosovës

Nga: Fazli Berisha Më: 27 tetor 2020 Në ora: 17:11
Fekmi Konxheli-njeriu i sakrificës që dha gjithçka për futbollin e Kosovës

Nuk do mend se lumi njerëzve që kanë ndihmuar Kosovën e në veçanti futbollin është i gjatë, por një njeri mbështetës shumëdimensional si Fekmi Konxheli rrallë që mund ta gjesh edhe një tjetër. Ai ishte futbollist i shumë skuadrave të futbollit të Kosovës, i cili si shumë tjerë u detyrua të migrojë në Gjermani, Fekmiu nuk u shkëput kurrë nga Kosova.

Ai u vu  në ndihmë jo vetëm në mbështetjen financiare për Kosovën, por duke njohur në shpirt hallet e futbollit vuri në shërbim gjithë qenien e tij në mbështetje të futbollit të Kosovës.

Ai nuk rreshti së punuari për të mirën e futbollit në kohën e Sabri Hashani, Fadil Vokrrit dhe së fundmi edhe të Agim Ademit duke u angazhuar që me përkushtim të përmbushë misionin e përfaqësuesit zyrtar të FFK-së për Gjermani dhe jo vetëm. Ai me zell ndoqi dhe u ndihmoi futbollistëve të rinj duke shkuar qytet më qytet dhe derë më derë dhe i solli shumë sish në fanellën e Kosovës.

Image

Ndërtoi ura bashkëpunimi ndërmjet FFK-së dhe Federatës Gjermane të Futbollit dhe këtë të fundit e shndërroi në mbështetësen më të fuqishme në anëtarësimit të FFK-së në UEFA dhe FIFA dhe ndihmë Kosovës në shumë fusha.

Dikur Kosova përballej edhe me krizë financiare, ndërsa Fekmiu nuk kurseu asgjë, e mbase duhet veçuar dhe të përmendet rasti kur në krye të FFK-së erdhi legjenda Fadil Vokrri, ishte kohë krize në futboll ku jo vetëm FFK-ja por edhe klubet po përballeshin me te. E Fekmiu duke shfrytëzuar afërsinë me kolegun e tij Fali Ramadani, i cili arriti t’i shes të drejtat televizive në  dobi të FFK-së për më shumë se 4 milion euro, e që kontrata duhej të niste së realizuari pas pranimit në UEFA dhe FIFA, por që nuk realizuar ngase pas pranimit të drejtën e kontraktimit e kishte UEFA.

E mira kësaj ishte, pasi që një shumë prej 340 mijë euro Kompania i pagoi drejt për së drejti FFK-së, si paradhënie e një gjë e tillë ishte infuzion i jashtëzakonshëm në atë kohë të vështirë. Ky njeri nuk u ndal kurrë së punuari për të mirën e futbollit të Kosovës në të gjitha kohërat dhe aspektet e mundshme edhe pas pranimit në mekanizmat ndërkombëtar.

Vazhdoi me ngulm dhe thelloi edhe më shumë bashkëpunimin me Federatën gjermane dhe duke parë këmbëngulësinë dhe përkushtimin për të çuar përçara futbollin e Kosovës të  presidentit Agim Ademi ai vuri urë mbështetje dhe bashkëpunimi me Unionin e bizneseve në Gjermani, të cilët kanë vënë në dispozicion tërë kapacitet e mundshme që ta ndihmojnë futbollin e Kosovës. Shumë futbollistë që sot bartin fanellën e Kosovës janë meritë e punës së Fekmi Konxhelit, i cili bëri që edhe shumë futbollistë nga Kosova të arrijnë të afirmohen në futbollin e gjerë.

Emërorja e ndihmës së Fekmiut është e gjatë, sa që duhet t’i kërkojmë falje që në një shkrim të tillë nuk mund të përfshihen, por si do qoftë opinionin gjithmbarshëm i Kosovës e ka të njohur kontributin e këtij njeriu fjalë pak e shumë punëtor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat