Shkarkohet pas lidhjeve me skandalin e fotografive

Futboll

Shkarkohet pas lidhjeve me skandalin e fotografive

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 17:18
Shkarkohet pas “lidhjeve me skandalin e fotografive

Rostov Arena ka shkarkuar drejtorin e stadiumit pasi ai lejoi mbajtjen e një foto sesionit erotik.

Pavel Gavrikov sipas burimeve të mediave angleze ka lejuar modele gjysmë të zhveshura të mbajnë një fotosesion në stadiumin e Rostovit.

Kjo ngjarje ka ndodhur në muajin shtator, ndërkohë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga klubi i Rusisë.

Sipas “Russia Today”, Gavrikov është shkarkuar pas “lidhjeve me skandalin e fotografive pornografike të bëra në stadium”

Rostov Arena është njëri ndër stadiumet më të mira në Rusi me kapacitet prej 45 mijë ulëseve.

Stadiumi ishte njëri ndër stadiumet kryesore të Kampionatit Botëror “Rusia 2018".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat