Son për rekord

Futboll

Son për rekord

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 18:10
Son për rekord

Shifra të pabesueshme për Tottenham dhe sulmuesit e tij.

Me 16 gola të shënuar në kampionat në gjashtë javë, Spurs janë aktualisht sulmi më i mirë i kampionatit. Meritë e të papërmbajtshmit Son Heung-min, autor i një tjetër goli vendimtar në javën e fundit kundër Burnley-t, ndeshje e fituar 1-0 nga lojtarët e Mourinho-s.

Një gol, ai i koreanojugorit që e lejon të vendosë një rekord të ri dhe të veçantë për klubin e tij.

Siç ka bërë të ditur GracenoteLive, Son, me golin e shënuar kundër Burnley-t, është bërë futbollisti i parë në historinë e Premier League që kalon kuotën e 6 golave në transfertë në tri ndeshjet e para të kampionatit të luajtura larg shtëpisë me klubin e tij.

Koreanojugori ka shënuar plot 7 herë në transfertë: 4 kundër Southampton, 2 kundër United dhe 1 kundër Burnley-t.

Ajo që bie më shumë në sy është se sulmuesi i Tottenham, me tetë golat e shënuar në total deri tani në Premier League, po aq sa Arsenal-i dhe Manchester City.

Nëse llogaritim edhe golat e Kane, dyshja speciale e Spurs ka shënuar 13 në total.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat