Ish-futbollisti i Realit: VAR po e shkatërron futbollin

Futboll

Ish-futbollisti i Realit: VAR po e shkatërron futbollin

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 18:13
Ish-futbollisti i Realit: VAR po e shkatërron futbollin

Teknologjia tashmë prej disa sezonesh është kthyer në një realitet në futboll, mirëpo kjo nuk do të thotë se falë kësaj ndërhyrje janë shuar polemikat.

Ndaj, ndonjëherë ndërhyrjet e VAR duken të pakuptimpta dhe të papranueshme nga vetë aktorët që janë në fushë.

Në këtë formë, VAR nuk është pranuar nga të gjithë, teksa ish-futbollisti i Real Madrid dhe Borusia Mynçengladbah, Uli Stielke është shprehur se në këtë formë është duke u vrarë futbolli dhe se VAR ka nisur të prezantohet si ide pas prekjes së topit me dorë të Henri në një ndeshje kualifikuese të Botërorit përballë Irlandës.

“Së pari penalltia e Realit në El Classico nuk ishte sepse më parë Ramos bëri një faull. Kështu po vrasin futbollin, ky i joni është një sport spontan, ku duhet të qëndrojnë edhe gabimet. VAR nuk më pëlqen, është prezantuar pas episodit të Henri me Irlandën. Por, aty flasim për kualifikueset e Botërorit, një event unik. Duhet ta lejmë VAR vetëm për situata të tilla, nuk duhet ta përdorim çdo ditë”, u shpreh Stielke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat