Është paralajmëruar se do të luhet në Zagreb, por gjërat ndryshojnë dhe bëhet dramë!?

Futboll

Është paralajmëruar se do të luhet në Zagreb, por gjërat ndryshojnë dhe bëhet dramë!?

Nga: K.G. Më: 27 tetor 2020 Në ora: 18:25
Është paralajmëruar se do të luhet në Zagreb, por gjërat ndryshojnë dhe bëhet dramë!?

Kombëtarja e Malit të Zi ende nuk e di se ku do të luajë kundër Azerbajxhanit më 14 nëntor, edhe pse këtë mëngjes u konfirmua se do të luajë në Maksimir të Zagrebit, shkruan media malazeze “Vijesti”.

 “Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) informoi Federatën e Futbollit të Malit të Zi këtë pasdite se vendimi është revokuar për të luajtur ndeshjen e raundit të 5-të të Ligës së Kombeve midis Azerbajxhanit dhe Malit të Zi në Zagreb.

Siç është raportuar nga federata malazeze, vendimi për të luajtur ndeshjen në stadiumin në Maksimir, u ndryshua për shkak të arsyeve administrative.

Vendimi përfundimtar për vendin e ndeshjes Azerbajxhan-Mali i Zi do të merret më vonë nga administrata e UEFA-së dhe ajo, siç thuhet, do të publikohet në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit”, shkruan më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat