Ja vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Futboll

Ja vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 18:29
Ja vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu  dhe Bekim Behrami anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 27.10.2020 shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore  nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit zhvilluar me datë 24-25.10.2020 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores  disiplinore  sjelli këto;

Vendimet: KF  LIRIA  nga Prizreni në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; VI-të  të Ligës së Parë  të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A; LIRIA – DUKAGJINI e zhvilluar  me datë 20.10.2020 në stadiumin e qytetit “ Përparim Thaqi “ në Prizren . ( raportet zyrtare ;  Minuta e 35; hyrje e një nurmrii të spektatorëve me tepër së 30 veta në stadium dhe me ketë thyhet kriteri  përcaktues mbi lejimin e personave Brenda në stadium. Në këtë moment loja ndalet për 4 minuta prej nga policia intervenon dhe largon spektatoret – zbraz stadiumin. Me të rinisur loja  grupi tjetër i spektatorëve i organizuar hyjnë me dhunë në pjesën perëndimore të stadiumit – thyen dyert e hyrjeve dhe filluan të brohorasin. Prapë ndalon loja për  katër minuta  dhe intervenon policia e cila zbraz  stadiumin. Gjatë daljes ky grup ka përdor fjalë fyese dhe ofendime në drejtim të delegatit të ndeshjes dhe  kryesisë së klubit nikoqir KF LIRISË. Në atë moment është hedhur një petarde e tymosur në drejtim të delegatit si shenjë revolte . Do theksuar së në fillim të ndeshjes sekretari dhe kryetari klubit  të Lirisë patën kërcënime dhe ofendime nga persona të po këtij grupi të cilët kërkuan nga klubi  që t’u mundësoi përcjelljen e ndeshjes në të kundërtën ndeshjen do ta ndërpresin. E tërë kjo ndodhi në prezencën e delegatit të ndeshjes). Bazuar në nenin  52 paragrafi 1 pika c dhe neni 10 paragrafi 1 pika d  të Rregullores disiplinore ; DENOHET  me të holla në shumë prej; 1000  euro ( njëmijë euro ). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është  8  dite nga data kur vendimi behët i plotfuqishëm.

VISAR  BARDHI ;  trajner  në klubin e futbollit  ULPIANA  nga Lipjani me  numër të ID kartelës;  010680M03 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit disiplinor për  mashtrim dhe sjellje në lajthim të zyrtarit në aktivizimin e lojtarit pa të drejtë loje  në ndeshjen e javës së  Parë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; DUKAGJINI – ULPIANA e zhvilluar  me datë 03.10.2020 në stadiumin 13  Qershori në Klinë . ( raportet zyrtare ; dhënia e të dhënave të rreme lidhur me aktivizimin e lojtarit Jeton Kurtishi i pa evidentuar në protokollin zyrtar të ndeshjes në vend të lojtarit  të evidentuar në protokollin zyrtar  Fatlind Krasniqi  me numër të ID kartelës;  020672M01  i pa qenë – jo prezent në ndeshje ). Bazuar në nenin 68 paragrafi 1 pika ; d dhe h të Rregullores  disiplinore ,; DENOHET ; me ndalesë në kryerjen e detyrës së trajnerit dhe funksioneve tjera në klub për ; 2 (dy)   muaj  për të gjitha ndeshjet zyrtare  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

ELVIS  ARIFI ;  ndihmëstrajner në klubin e futbollit  ULPIANA  nga Lipjani me numër të ID kartelës; 018627M03, në procedurë të pezullimit  nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për sjellje dhe lajthim të zyrtarit lidhur me aktivizimin e lojtarit pa te drejtë loje  në ndeshjen e javës së parë të Ligës së parë të futbollit për kategorinë e juniorëve ; DUKAGJINI – ULPIANA  e zhvilluar me datë  03.10.2020 në stadiumin 13 Qershori në Klinë. (raportet zyrtare; aktivizimi lojtarit  Jeton Ukshini i pa evidentuar në protokoll në vend të lojtarit Fatlind Krasniqi me numër të ID kartelës; 020672M01 i evidentuar në protokoll por jo prezent në ndeshje ). Bazuar ne nenin  68 paragrafi 1 pika  d dhe h  të Rregullores  disiplinore ; DENOHET ; me ndalesë të kryerjes se funksionit të trajnerit dhe  detyrave tjera në klub për ; 2 ( dy ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

JETON  UKSHINI; lojtar i klubit të futbollit  ULPIANA  nga Lipjani  në procedurë të pezullimit pa te drejtë loja nga mbledhja e kaluar e komisionit  për mashtrim dhe sjellje në lajthim – aktivizim pa të drejtë loje në ndeshjen e javës së parë të Ligës së Parë të Kosovës  në futboll për kategorinë e juniorëve ;  DUKAGJINI – ULPIANA e zhvilluar me datë 03.10.2020 në stadiumin  18 Qershori në Klinë. ( raportet zyrtare;  aktivizimi pa të drejtë loje – i aktivizuar në vend të lojtarit  Fatlind Krasniqi  me numër të ID kartelës; 020672M01 i pa qenë në ndeshje ). Bazuar në nenin  58 paragrafi 1 pika I të Rregullores  disiplinore ; DENOHET  me ndalesë loje prej;  ; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës

KF  TREPÇA 89 nga Mitrovica në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për dështim në respektimin e masave  Covid  19 sipas  Ligjit dhe vendimeve të MSH, IKSHPK dhe FFK-së,  në ndeshjen e javës së ; VIII-të Superligës së Kosovë Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  ; TREPÇA 89 – BALLKANI   4;3  e zhvilluar me datë 25.10.2020 në stadiumin  “ Riza  Lushta “ në  Mitrovice . ( raportet zyrtare ; numër i tejkaluar i spektatoreve në shkallet e stadiumit).Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika a . të Rregullores  disiplinore ; DENOHET  me shqiptimin e masës disiplinore ;  VEREJTJE  E  FUNDIT

EKREM  RADONIQI; kryetrajner i klubit të futbollit  VËLLAZNIMI nga Gjakova me numër të ID kartelës; 006747M67 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për manifestim të sjelljeve josportive pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; VII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; MALISHEVA – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë 24.10.2020 në stadiumin e qytetit me bari sintetik  në Malishevë.( raportet zyrtare ; pas përfundimit të ndeshjes kërcënon gjyqtarin kryesor të takimit ). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika  d;  DENOHET me ndalesë në kryerjen e  detyrës së trajnerit dhe funksioneve tjera në klub për ; 2 (dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

ADI  HYLA ; lojtar i klubit të futbollit  VËLLAZNIMI  nga Gjakova me numër të ID kartelës; 010135M01 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 1, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit  të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; VII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ;  MALISHEVA – VËLLAZNIMI  1;0  e zhvilluar me datë 24.10.2020 në stadiumin me bari sintetik në Malishevë. ( raportet zyrtare ;  ndërhyrje dhe loja me dorë jashtë zonës së rrezikimit si lojtar fundor duke i mohuar golin lojtarit kundërshtar). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores  disiplinore ; DENOHET me ndalesë loje për ; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

LANDRIT  RAMA ; lojtar i klubit të futbollit   2  KORRIKU  nga Prishtina me numër të ID kartelës ; 000790M97 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive ; 33, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; VII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; 2  KORRIKU – KIKA e zhvilluar me datë 24.10.2020 në stadiumin e 2 Korrikut në Prishtinë. ( raportet zyrtare; në minutat shtesë të ndeshjes kishte sharë dhe ofenduar lojtaret e ekipit kundërshtar, ku edhe ndëshkohet me karton të kuq, i njëjti pas kartonit të kuq  i vërsulet gjyqtarit kryesor duke e share, ofenduar dhe e tërheq për fanelle gjyqtarin kryesor  Valbon  Hoxha ).  Bazuar në nenin 42.2  pika a);   te Rregullore  disiplinore   ; DENOHET; me ndalesë loje për ; 4 ( katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës

VLLAZNIM  JASHARI ; lojtar  i klubit të futbollit  KIKA  nga Hogoshti  me numër të ID kartelës; 002774M91 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës  me numër të fanellës sportive ;  7, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq  në ndeshjen e javës së ; VII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ;  2  KORRIKU – KIKA  e zhvilluar me datë 24.10.2020 në stadiumin e  2 Korrikut në Prishtinë. ( raportet zyrtare ; minuta e 83 e ndeshjes- shan dhe ofendon gjyqtarin kryesor  Valbon Hoxha ). Bazuar në  nenin  42.2 pika ; a) të Rregullores  disiplinore   ; DENOHET;  me ndalesë loje për; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

DRITON  HANA ;  lojtar i klubit të futbollit   GJAKOVA  nga Gjakova  me numër të ID kartelës; 002175M00 dhe licencuar  në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të  fanellës sportive ; 17, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së  VII-të  Ligës së dytë të Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve ; DUSHKAJA  – GJAKOVA  e zhvilluar me datë 25.10.2020 në Gjakovë. ( raportet zyrtare ;  përplasje me lojtarin kundërshtar minuta; 90 + 3 ) . Bazuar në nenin 34 paragrafi 1 pika a ; të Rregullores disiplinore ; DENOHET me ndalesë loje për  ; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

AGON  MORINA ; lojtar i klubit të futbollit  VËLLAZERIA  nga Zhuri me numër të ID kartelës ; 009694M97 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive  1 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; VII-të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VËLLAZERIA – FUSHË  KOSOVA e zhvilluar me datë 26.10.2020 në Prizren. ( raportet zyrtare ; fyerje, sharje dhe mësyerje në gjyqtarin e ndeshjes). Bazuar në nenin  42..2 pika a të Rregullores  disiplinore ; DENOHET  me ndalesë loje për ; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

LABINOT  IBRAHIMI delegat nga  FFK-ja për ndeshje zyrtare,  në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për mos kryerje të detyrave zyrtare konform obligimeve dhe udhëzimeve të dala nga aktet normative të FFK-së në ndeshjen  e javës së ; VII-të Ligës së dytë të Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve ; DUSHKAJA – GJAKOVA  e zhvilluar në Gjakovë. ( raportet;  ( mos sjellja e deklaratave për lojtaret e ndëshkuar me kartonë të kuq si dhe ID kartelet e tyre, për çka vështirëson  punën e organeve  të FFK-së në rastin e regjistrimit të ndeshjeve). Bazuar në nenin 82 paragrafi 1 të Rregullores  disiplinore ; DENOHET me ndalesë në kryerjen e detyrës së delegatit  në kohëzgjatje për; 1 (një) muaj  për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

ARTAN  LAMA ; delegat  nga FFK-ja për ndeshjet zyrtare; në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për kryerjen e detyrës  në mënyrë jo profesionale – lëshime   në ndeshjen e javës së; VII-të  të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VËLLAZERIA – FUSHË KOSOVA e zhvilluar me data 26.10.2020 në Prizren ( mos sjellja e deklaratave për kartonin e kuq nga kjo ndeshje ). Bazuar në nenin  82 paragrafi 1 pika a;  DENOHET me ndalesë në kryerjen e detyrës së delegatit në kohëzgjatje për ; 1 (një ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat