Kryetrajneri i Prishtinës: Kritikat janë normale, ky klub është mësuar vetëm me fitore

Futboll

Kryetrajneri i Prishtinës: Kritikat janë normale, ky klub është mësuar vetëm me fitore

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 18:56
Zekirija Ramadani

Prishtina nesër udhëton në Therandë tek lideri i Superligës, Ballkani i cili i prin tabelës nga 8 ndeshje të zhvilluara me 19 pikë të tubuara. Prishtina renditet e 4-ta me 11 pikë të tubuara dhe një ndeshje më pak të zhvilluar me Dritën.

Të dy skuadrat i hyjnë ndeshjes pas humbjeve të pësuara dhe detyrimisht dy skuadrat janë nën presionin e fitores.
Tek Prishtina do të mungojnë Dellova dhe Abazi i lënduar në ndeshjen me Gjilanin.

Përndryshe duhet theksuar se Ballkani nuk ia ka dalë të mposhtë Prishtinën në tre ndeshjet e fundit duke barazuar dy herë dhe duke u mposhtur në finale të Kupës.

 “Lojë të lehtë nuk ka. Të vështira janë të gjitha takimet. Sidomos kur përballesh me një ekip që është në superformë e që ka futbollistë brenda skuadrës që janë në formën më të mirë. Por, jemi munduar t’i shfrytëzojmë në maksimum këto dy ditë që i kishim në dispozicion që të përballemi ashtu siç duhet dhe si na ka hije neve si Prishtinë atje përball Ballkanit.

Normalisht do të fillojnë takimin ata që janë më të përgatitur dhe kemi përball ekip shumë të mirë, kemi gjyqtarë të mirë, besoj se Dardan Çaka është ndër gjyqtarët më të mirë në Superligë, dhe jam i bindur që do të japim të paktën atë që dhamë në Drenas dhe nëse mundemi të japim diçka më tepër do të jetë shumë më mirë, por më e pakta se ajo në Drenas nuk duhet të jetë asnjëherë”, tha kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani për faqen e FC Prishtina. 

“E kam parë dhe e mbarova analizën pas ndeshjes me Gjilanin, kemi qenë ekip me dy fytyra gjatë asaj ndeshje. Pjesën e parë ishim më të butë, nuk kishim agresivitet, rrinim larg futbollistëve kundërshtar, sidomos në mesfushë.

Ndërsa në pjesën e dytë kishim krejtësisht tjetër volum loje, ishim më agresiv, arritëm të krijonim më shumë raste, normalisht duke rrezikuar edhe më tepër përmbrapa. Mirëpo edhe pse i patëm ato raste, nuk i realizuam dhe fati nuk ishte në anën tonë, por aty ishte edhe portieri Koliçi, i cili nuk ishte vetëm me ne aq i mirë, por edhe në takimet tjera ai ka qenë në nivelin më të lartë. Pra, ishte edhe meritë e tij, e ndoshta edhe meritë e jona që ne e mundësojmë që portieri kundërshtar të jetë lojtari i ndeshjes. Sidoqoftë Koliçi ishte me shumë fat dhe normalisht cilësitë janë në anën e tij”, tha ai.

“Sa i përket kritikave të shumta pas humbjes me Gjilanin, ne edhe nëse ne do të arrijmë t’i fitojmë dhjetë ndeshje, në të njëmbëdhjetën nëse do ta humbnim, do të na kritikojnë gjithmonë, sepse ne jemi Prishtina, sepse Prishtina në çdo lojë duhet të shkojë për fitore dhe të arrijë fitoren, sepse kështu është mësuar ky klub dhe është normal” , ka thënë Ramadani.

Kryetrajneri i Prishtinës: Kritikat janë normale, ky klub është mësuar vetëm me fitore

Java e 9-të

 Ballkani - Prishtina
E mërkurë, 28 tetor - ora: 14.00
Stadiumi i qytetit, Therandë
Gjyqtarë: D. Çaka, A. Ejupi, G. Mehmeti, M. Bejtullahu
Pa prezencën e shikuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat