Bayerni me pikë të plota nga Moska, Interi barazon  

Futboll

Bayerni me pikë të plota nga Moska, Interi barazon  

Nga: Kemajl Goca Më: 27 tetor 2020 Në ora: 20:47
Bayerni me pikë të plota nga Moska, Interi barazon  

Bayerni nga Munihu ka shënuar fitoren e dytë rresht në fazën e grupeve të Champions League në futboll.

Bavarezët importojnë pikë të plota dhe kryesojnë grupin A me gjithsej 6 pikë pas dy xhirove të luajtura.

Në minutën e 13-të, Pavard asistoi për mrekulli dhe Leon Goretzka me kokë shënoi në këndin e majtë, për 0:1.

Image

Bayerni

Në minutën e 70-të, mbrojtja e kampionit gjerman nuk reagoi si duhet, ndërsa Anton Miranchuk nga afërsia shënon për 1:1. Në minutën e 79-të, Joshua Kimmich nga rreth 20 metra dërgon goditje të fortë përtoke dhe portieri Guilherme mbetet i shtangur, topi futet në këndin e djathtë, 1:2.

Bayerni kryeson me 6 pikë, ndërsa Lokomotiva është në vend të dytë me 1 sosh. Interi nuk arriti më shumë se një pikë në udhëtim, duke u nda baras (0:0) me Shakhtar Donetskyn. Në grupin B, Shakhtar kryeson me 4 pikë, ndërsa Interi është në vend të dytë me 2 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat