​Pyetet për Ronaldon, Koeman jep këtë përgjigje

Futboll

​Pyetet për Ronaldon, Koeman jep këtë përgjigje

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 22:08
Ronald Koeman

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur në një konferencë për media para ndeshjes së nesërme kundër Juventusit, e vlefshme për fazën e grupeve te Ligës së Kampionëve.

Duke folur për ballafaqimin me Juventusin, Koeman deklaroi:

“Nesër është një ndeshje ndërmjet dy ekipeve të mëdha të cilat duan të shkojnë shumë larg në këtë kompëticion. Ne duhet të luajmë futbollin që na pëlqen dhe të japim më të mirën tonë. Do të jetë një ndeshje e nivelit të lartë dhe ne duam të krijojmë shumë raste shënimi.”

I pyetur për mundësinë që Cristiano Ronaldo të mungojë në këtë ballafaqim, Koeman tha:

“Ronaldo është një lojtar i madh, nuk e di nëse do të luaj nesër, por ky fare nuk është problemi im. Kam shumë respekt për atë si lojtar dhe nëse luan do të jetë mirë për të gjithë.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat