Shqipëria cakton miqësore “vëllazërore” me Kosovën

Futboll

Shqipëria cakton miqësore “vëllazërore” me Kosovën

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 23:23
Shqipëria cakton miqësore “vëllazërore” me Kosovën

Shqipëria dhe Kosova do të përballen në një miqësore “vëllazërore” në 11 nëntor përpara impenjimeve në Ligën e Kombeve.

Lajmi është konfirmuar nga UEFA në faqen e saj zyrtare, ku saktësohet se miqësorja mes kuqezinjve dhe “Dardanëve” do të luhet në “Elbasan Arena”.

Nuk është saktësuar orari i zhvillimit të kësaj ndeshjeje, por pritet të vendoset me mirëkuptimin e të dy federatave.

Shqipëria zhvillon në muajin nëntor dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve në shtëpi (15 nëntor me Kazakistanin dhe 18 nëntor me Bjellorusinë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat