Klopp për dëmtimin e Fabinho: Kjo është gjëja e fundit që na duhej

Futboll

Klopp për dëmtimin e Fabinho: Kjo është gjëja e fundit që na duhej

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 08:38
Fabinho

Liverpool fitoi tri pikë në Ligën e Kampionëve në shtëpi kundër danezëve të Midtjylland, por Jurgen Klopp ka dhimbje koke pas këtij dueli.

Gjegjësisht, në këtë ndeshje u dëmtua braziliani Fabinho, i cili u detyrua të luante në qendër të mbrojtjes për shkak të dëmtimeve në këtë repart. Fabinho u desh të linte lojën në minutën e 30-të për shkak të lëndimit, dhe Williams zuri vendin e tij.

Klopp u pyet nga gazetarët pas ndeshjes për këtë situatë.

“Kjo ishte diçka që na duhej më së paku për momentin. Ai u ankua për dhimbje në këmbë dhe kjo nuk është e mirë. Ai më tha se mund të luante, por pa vrapime të shpejta, kjo nuk ishte e përshtatshme. Ne do të shohim se çfarë tregojnë testet shtesë”, tha Klopp pas triumfit të Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat