Alarm tek Gjilani, një nga futbollistët më të mirë të ekipit nuk do të luaj sot

Futboll

Alarm tek Gjilani, një nga futbollistët më të mirë të ekipit nuk do të luaj sot

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 11:27
Gjilani

SC Gjilani ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për takimin e sotëm kundër Besës.

Qfarë bie në sy është mungesa e Fiton Hajdarit, futbollist ky që realizoi golin e parë në takimin e fundit kundër Prishtinës.

Hajdari ka stërvitur dje me skuadrën, andaj mbetet e paditur arsyeja pse ai është lënë jashtë listës së skuadrës.

Megjithatë, ka edhe lajme të mira për trajnerin Sallah Sherifi, pasi pas mungesës kundër Prishtinës është rikthyer në skuadër kapiteni i skuadrës, Ylber Kastrati.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat