Ballkani në presion, Prishtina kërkon këndelljen

Futboll

Ballkani në presion, Prishtina kërkon këndelljen

Nga: Kemajl Goca Më: 28 tetor 2020 Në ora: 12:29
Ballkani në presion, Prishtina kërkon këndelljen

Ballkani nga Theranda është në presion të kryendeshjes, ndërsa Prishtina kërkon këndelljen! 

Therandasit pas humbjes me rezultat 4:3 në “Riza Lushta” nga Trepça ’89 e Mitrovicës, synojnë që t’i kthehen fitoreve, ndërsa Prishtina si vendase u mund  me 0:2 nga Gjilani, tani mobilizon forca që të ndërpres këtë seri negative. 

Këto skuadra ndeshen mes vete dhe secila kërkon fitore. Të dyja ekipet premtojnë lojë të hapur dhe luftojnë për pikë. 
Ballkani kryeson renditjen me 19 pikë, ka 8 më shumë se Prishtina, kjo e fundit ka një ndeshje me pak.

Krahas kësaj ndeshje, sot do të luhen edhe dy ndeshje tjera, Drenica-Trepça '89 dhe Gjilani - Besa. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat