Icardi shpjegon gjithçka

Futboll

Icardi shpjegon gjithçka

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 19:55
Icardi shpjegon gjithçka

Mauro Icardi, në një intervistë të dhënë për DAZN, ka folur në lidhje me ndryshimet mes Serisë A dhe Ligue 1, duke u kthyer edhe te një nga temat më të përfolura kur ishte në Itali: prekjet e pakta të topit për ndeshje.

Pikërisht në lidhje me këtë, Icardi ka thënë: “Në Itali jam kritikuar se prekja shumë pak topa, por loja ime kështu ka qenë gjithmonë. Të qëndroj në hije dhe më pas të shfaqem në momentin e duhur”.

“Kur shënon është kurorëzimi i punës së bërë gjatë javës, sforcimi  i bërë duke sakrifikuar shumë gjëra dhe duke jetuar larg vendit tënd. Goli është një shpërblim”.

Në fund, mbi diferencat mes Serisë A dhe Ligue 1:

“Janë dy kampionate shumë të ndryshëm, në Itali loja është më taktike, ndërsa në Francë më pak. Natyrisht ne jemi PSG dhe skuadrat kundërshtare na presin në mbrojtje, kështu që nuk e kemi shumë të lehtë”.

“Është një gjë që e kam jetuar në Itali: tek Inter ishim në të njëjtën situatë, kështu që jam mësuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat