Barcelona la gojëhapur ‘Zonjën e Vjetër’! Muriqi 36 minuta, Manchester Utd dërrmon Leipzigun

Futboll

Barcelona la gojëhapur ‘Zonjën e Vjetër’! Muriqi 36 minuta, Manchester Utd dërrmon Leipzigun

Nga: Kemajl Goca Më: 28 tetor 2020 Në ora: 21:35
Barcelona

Barcelona ka shënuar fitoren e dytë në grupin G të Champions League në futboll. Barcelona kthehet me tre pikë të mëdha nga Torino, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:0 Juventusit.

Te Juve u ndje dukshëm mungesa e Cristiano Ronaldos, për shkak se është i infektuar me virusin korona, ndërsa në anën tjetër Lionel Messi me shokë treguan lojë më të mirë dhe në bazë të rasteve fitorja ka mundur të jetë edhe më e thellë. Në minutën e dytë Griezmann pati rast shumë të mirë por shtylla ia mohoi golin.

Në minutën e 14-të Ousmane Dembele nga rreth 17 metra shënoi eurogol në këndin e epërm të djathtë, 0:1. Në minutën e 90-të, Lionel Messi shënon nga penalltia për 0:2.  

Image

Juventus-Barcelona

'Zonjës së Vjetër' iu anuluan tre gola me VAR për shkak të pozitës jashtë loje, në minutën e 15-të, 30-të dhe 55-të. Në minutën e 85-të, Juve mbetet me një lojtar me pak, pasi që Demiral u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Image

 Manchester Utd me lehtësi e mposhti me rezultat 5:0 Leipzig-un. Në minutën e 21-të, një veprim i shpejt që rezulton me gol! Mason Greenwood me mjeshtri nga afërsia godet përtoke dhe në këndin e majtë, 1:0.  Në minutën e 76-të, Marcus Rashford thellon epërsinë 2:0. Pas dy minutave sërish Rashford, 3:0.

Image

Manchester Utd

Në minutën e 86-të, Martial nga penalltia thellon epërsinë në 4:0. Në minutën e 90+2, Rashford shënon het-trik dhe për fitoren 5:0.  

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, u paraqit nga minuta e 56-të për Lazion dhe importuan një pikë, duke luajtur baras (1:1) me ekipin belg Club Brugge. 

Image

Lazio

Në minutën e 14-të, Joaquin Correa kalon në epërsi Lazion, por në atë të 42-tën Vanaken nga penalltia barazon rezultatin. 
Dortmundi e mposht me rezultat 2:0 Zenitin. Golat i shënuan Sancho (77’-nga penalltia) dhe Haaland (90+1’).

Image

Dortmundi-Zeniti 2:0

Grupi E
Sevilla-Rennes 1:0 (0:0)
Krasnodar-Chelsea 0:4 (0:1)

Tabela

1. Chelsea    2    1    1    0    4:0    4
2. Sevilla    2    1    1    0    1:0    4
3. Krasnodar    2    0    1    1    1:5    1
4. Rennes    2    0    1    1    1:2    1

Grupi F
Club Brugge-Lazio 1:1 (1:1)
Dortmund-Zenit 2:0 (0:0)

Tabela

1. Lazio    2    1    1    0    4:2    4
2. Club Brugge    2    1    1    0    3:2    4
3. Dortmund    2    1    0    1    3:3    3
4. Zenit    2    0    0    2    1:4    0

Grupi G
Ferencvaros-Dynamo (K) 2:2 (0:2)
Juventus-Barcelona 0:2 (0:1)

Tabela 
1. Barcelona    2    2    0    0    7:1    6
2. Juventus    2    1    0    1    2:2    3
3. Dynamo    Kiev    2    0    1    1    2:4    1
4. Ferencvaros    2    0    1    1    3:7    1

Grupi H
Basaksehir-PSG 0:2 (0:0)
Manchester Utd-Leipzig 5:0 (1:0)

Tabela
1. Manchester Utd    2    2    0    0    7:1    6
2. PSG    2    1    0    1    3:2    3
3. Leipzig    2    1    0    1    2:5    3
4. Basaksehir    2    0    0    2    0:4    0

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat