Penalltitë do t’i gjuaj Jorginho apo Werner? Përgjigjet Lampard

Futboll

Penalltitë do t’i gjuaj Jorginho apo Werner? Përgjigjet Lampard

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 21:59
Lampard

Të mërkurën Chelsea ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme kundër Krasnodarit në Ligën e Kampionëve me rezultat të thellë 0-4.

Në këtë ndeshje u akorduan dy penallti në favor të skuadrës së Frank Lampard, e para që u humb nga mesfushori Jorginho, kurse të dytën e ekzekutoi dhe e ktheu në gol sulmuesi Timo Werner me një saktësi shumë të madhe.

I pyetur pas ndeshjes se çfarë do të ndodh dhe se kush do t’i ekzëkutojë penalltitë në ndeshjet e ardhshme, Lampard u përgjigj duke thënë:

“Jorginho ka realizuar me sukses shumë gola nga penalltia. Natyrisht se kur e gjuan një numër kaq të madh, mund edhe ta humbasësh ndonjë. Nga ana tjetër, Werner është një ekzekutues shumë i mirë i penalltive, ka edhe të tjerë. Të shohim, do ta diskutojmë.”, tha Lampard pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat