Mjeku habit Ronaldon

Futboll

Mjeku habit Ronaldon

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 11:34
Mjeku habit Ronaldon

Shpërthimi i Cristiano Ronaldos, para supersfidës Juventus-Barcelona, nuk është pritur mirë nga virologu italian Roberto Burioni.

Ylli portugez i cilësoi tamponët si broçkulla, ndërkohë përmes një postimi në “Twitter”, virologu, nuk i kurseu notat e ironisë ndaj yllit të Juventusit, teksa shkroi:

“E mirëpres në grupin e madh të virilogëve kolegun tim Cristiano Ronaldo. Do të jetë shumë i dobishëm në kalçeton tjetër kundër okulistëve”, shkruan Burioni.

Kujtojmë që Kristiano Ronaldo u infektua me COVID-19 më 13 tetor. Dy testet e tjera që ka bërë më pas e kanë nxjerrë sërish pozitiv dhe dje ai nuk mundi të luante kundër Barcelonës, e cila triumfoi me rezultatin 0:2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat