Shqiptari fantastik në Kinë

Futboll

Shqiptari fantastik në Kinë

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 13:09
Shqiptari fantastik në Kinë

Futbollisti Jahmir Hyka e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në Kinë.

Mesfushori shqiptar ka tundur 2 herë rrjetën në kampionat brenda pak ditësh, duke u shndërruar menjëherë në protagonist te skuadra e tij Guizhoi Zhiçeng.

Futbollisti shtatshkurtër, realizoi golin e parë në triumfin 2:1 që skuadra e tij arriti me përmbysje.

Hyka u transferua gjatë merkatos së verës te Guizhou Zhicheng që militon në ligën e parë kineze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat