Mourinho: Do të doja të kisha reputacionin e Bales

Futboll

Mourinho: Do të doja të kisha reputacionin e Bales

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 14:07
Mourinho: Do të doja të kisha reputacionin e Bales

Tottenham pritet të zhvillojë sonte në orën 18:55 sfidën e dytë të fazës së grupeve të Europa League, ku të besuarit e Jose Mourinhos luajnë në transfertë kundër Royal Antwerp.

Trajneri portugez gjatë konferencës së zakonshme për shtyp para takimit,është ndalur dhe tek Gareth Bale. Mou vlerëson sjelljen e lojtarit si dhe paralajmëron se ai do të kthehet shumë shpejt në formën e tij më të mirë.

“Si fillim reputacioni është i rëndësishëm, por faktet janë diçka tjetër. Do të doja të kisha reputacionin e Bale si dhe eksperiencën e katër Champions League që ka fituar, Unë kam vetëm dy. Faktet tregojnë që Gareth bëri një ndryshim tek Real Madrid.

Për më shumë se një dekadë ata nuk arrinin as në çerekfinalet e kompeticionit. Më pas bënë hapin e madh duke kaluar në tre gjysmëfinale radhazi dhe kur shkoi Bale ata e fituan katër herë në pesë vite. Për mua këto janë të gjitha fakte.”, deklaron “The Special One”.

“Unë mund të flas për të vetëm për periudhën që ai ka ardhur këtu tek ne. Bale është thjesht fantastik. Ka nevojë për më shumë kohë dhe ne po e bëjmë këtë gjë. Ka punuar shumë që kur ka ardhur dhe është një shembull për të gjithë.

Erdhi me ne në transfertën e Burnleyt, nuk u aktivizua fare, por nuk krijoi asnjë problem.

Sjellja e tij është e pabesueshme. Shumë shpejt do ta shikoni në formën e tij më të mirë, Bale po vjen”, përfundon Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat