Qeveria i kthen përgjigje, Liga sot zhvillon mbledhje urgjente

Futboll

Qeveria i kthen përgjigje, Liga sot zhvillon mbledhje urgjente

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 14:10
Qeveria i kthen përgjigje, Liga sot zhvillon mbledhje urgjente

Ishte parashikuar që Liga Profesioniste e Futbollit të mblidhej të premten, një ditë pas afatit final që i kishin vendosur qeverisë.

Fidel Ylli, i deleguari i qeverisë, i kthye zyrtarisht një përgjigje të mërkurën duke bërë që Liga të ndryshoj axhendë dhe të mblidhet mesditën e sotme në orën 13:00.

Me premtimin që kërkesat e tyre kanë marrë një miratim në parim nga kryeministri Rama, burime për "BalkanWeb" bëjnë me dije se Liga do ti jap fund bojkotit pas mbledhjes së sotme për tu rikthyer në fushë këtë fundjave.

Heqja dorë nga bojkoti ishte një kusht i vendosur nga qeveria për të vijuar me konkretizimin e katër kërkesave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat