​Kandidati për president te Barcelona e dëshiron Guardiolan

Futboll

​Kandidati për president te Barcelona e dëshiron Guardiolan

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 15:54
Guardiola dhe Messi

Kandidati potencial për rolin e presidentit tek klubi i Barcelonës Victor Font, dëshiron ta kthejë Guardiolan nga Manchester City në “Camp Nou” dhe ka premtuar se do ta mbajë yllin, Lionel Messi në klub.

Josep Maria Bartomeu dha dorëheqje si president së bashku me krerët e tjerë të martën para se të votohej largimi i tij nga Barcelona.

Me dorëheqjen e Bartomeut, raportohet se zgjedhjet për rolin e presidentit do të mbahen në javën e dytë të janarit, ku Font duket se është para kandidatëve të tjerë.

Në një deklaratë për media, Font premtoi se do bëjë çdo gjë për ta mbajtur Messin në klub dhe synim kryesor ka trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guadiola.

“Qëllim kryesor e kemi të ndërtojmë një plan të mirë dhe të fortë ku mund të garojmë në çdo kompeticion që marrim pjesë. Jemi shumë me fat që Barcelona ka trashëguar nga Johan Cruyff një stil të lojës që do të na përshtatet të ardhmen,” tha Font për “Sky Sports”.

“Disa nga profesionistët që kanë qenë tek Barcelona dhe ende e duan këtë ekip padyshim që janë emrat si Pep Guardiola, Xavi, Andres Iniesta, Carlos Pyol dhe për të mos harruar edhe tifozët e klubit.

“Të gjithë janë legjenda që e duan klubin, por nuk punojnë këtu. Duhet ti kthejmë tek Barça nëse duam që projekti të funksionojë. Nuk e mohoj dëshirën për të rikthyer Guardiolan si trajner i Barcelonës por një tjetër qëllim që e kam është ta mbaj Messin këtu në “Camp Nou”. Ai duhet ta dijë se është pjesë e një plani të madh për fitimin e trofeut të Ligës së Kampionëve,” shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat