“Vëllazërorja” kundër Shqipërisë do të jetë vetëm një nga tre sfidat që Kosova do të luaj në nëntor.
“Dardanët” përveç këtij takimi miqësor do të luajnë edhe ndeshjet e fundit në kuadër të grupit të tyre në Ligën C.
Me datën 15 nëntor 2020 do të luhet takimi mes Sllovenisë dhe Kosovës në Ljubjanë, ndërsa tre ditë më pas me datë 18 nëntor, Kosova e pret Moldavinë në “Fadil Vokrri”.
Ndeshja me Shqipërinë me gjasa të mëdha do të luhet në “Elbasan Arena”, por data dhe orari i saktë nuk është konfirmuar ende.