Ndryshon totalisht formati i Kupës së Shqipërisë

Futboll

Ndryshon totalisht formati i Kupës së Shqipërisë

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 16:59
Ndryshon totalisht formati i Kupës së Shqipërisë

Ndryshime radikale në Kupën e Shqipërisë. “Panorama Sport” zbulon se të gjitha turet e parashikuara për t’u luajtur me sistem vajtje-ardhje do të zhvillohen me ndeshje teke. Pra, turi i parë, turi i dytë, çerekfinalja dhe deri në finale, ky kompeticion do të jetë me ndeshje teke.

FSHF do të zbardh skemën në orët në vijim, ndërkohë që gazeta mëson se përveç turit të parë dhe të dytë që janë të paracaktuar sipas skemës që ka bërë çdo edicion FSHF (ndeshjet luhen në fushën e ekipeve të renditura më mirë në kampionatin e sezonit të fundit), do të ketë short për çerekfinalen dhe gjysmëfinalen.

Në këto ture, përveç çifteve përcaktohen edhe fushat ku do të zhvillohen ndeshjet, pasi tashmë ka një specifikë tjetër. Ndërkohë, gazeta mëson se krahas Kategorisë së Dytë, edhe Kategoria e Parë nuk do të luhet të shtunën dhe të dielën siç ishte parashikuar. Të gjitha ndeshjet e javës së parë të Superiores, së Parës dhe të Dytës për kampionat do të luhen më 4 nëntor. Kësisoji, gjithçka do të nisë me Kupën e Shqipërisë të dielën në orën 13:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat