Hakmarrja

Futboll

Hakmarrja

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 18:19
Wanda Nara

Mauro Icardi po përgatit kthimin në Serinë A.

Sipas todofichajes.net, Wanda Nara ka arritur një marrëveshje në parim me Milan-in.

Një hakmarrje e vërtetë kjo e argjentinasit, i cili mund të përfundojë te rivalët e përjetshëm të Inter-it, pasi ka mbajtur shiritin e kapitenit të klubit zikaltër.

Mund të jetë Icardi pasardhësi i Zlatan Ibrahimoviç në sulmin kuqezi në merkaton e ardhshme.

Gjithmonë sipas portalit iberik, Milan mund ta sigurojë 27-vjeçarin argjentinas për 40 milionë euro.

Një lëvizje kjo që mbështetet plotësisht nga Ivan Gazidis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat