Hapet procedurë disiplinore ndaj Batatinës, kërcënoj, shau dhe ofendoj...

Futboll

Hapet procedurë disiplinore ndaj Batatinës, kërcënoj, shau dhe ofendoj...

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 11:41
Hapet procedurë disiplinore ndaj Batatinës, kërcënoj, shau dhe ofendoj...

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 29.10.2020, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Superligës dhe Ligës së Parë për Kampionatin 2020/2021, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto: 

"1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 9-të të Superligës dhe të javës së 7-të të Ligës së Parë në futboll për edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për Inicim disiplinor ndaj kryetrajnerit të KF Llapi, Tahir Batatina, me ID.nr.001144M77, për shkak se pas përfundimit të ndeshjes Feronikeli – Llapi, hyri në fushë edhe pse ishte i ndëshkuar me karton të kuq, ku mësyu në drejtim të referëve te mesi i fushës, duke e kërcënuar, sharë dhe ofenduar referin kryesor të ndeshjes në prezencë të policisë dhe zyrtarëve tjerë të ndeshjes.

I njëjti në prononcimin për media, drejtoi akuza dhe deklarata josportive dhe të pabaza ndaj referit Genc Nuza, duke tentuar të kushtëzojë delegimin e Nuzës në ndeshjet që i zhvillon Llapi.

-ndaj ndihmëstrajnerit të KF Llapi, Burim Zhjeqi, me ID.nr.015598M87, për sjellje jo sportive dhe kanosje ndaj zyrtarëve policor në detyrë për sigurimin e ndeshjes Feronikeli – Llapi, për çka ishte shoqëruar në stacionin policor në Drenas për procedura.

-ndaj KF Ulpiana, për dështim në organizimin e ndeshjes Ulpiana – Dardana, përkatësisht mosrespektim i masave anti Covid-19. Gjatë zhvillimit të ndeshjes janë zhvilluar punime ndërtimore mbi lokale zyrtare, shumë pranë bankinës teknike", thuhet mes të tjera në vendimin e FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat