Batatina mohon se ka sharë: Nuk është modeli im dhe niveli im intelektual me bërë fyerje 

Futboll

Batatina mohon se ka sharë: Nuk është modeli im dhe niveli im intelektual me bërë fyerje 

Nga: Kemajl Goca Më: 30 tetor 2020 Në ora: 12:07
Batatina mohon se ka sharë: Nuk është modeli im dhe niveli im intelektual me bërë fyerje 

Komisioni i Garave i Superligës pranë FFK-së, ka hapur procedurë disiplinore ndaj kryetrajnerit të klubit të futbollit Llapi nga Podujeva, Tahir Batatana.

Sipas tyre, Batatina pas përfundimit të ndeshjes Feronikeli – Llapi, hyri në fushë edhe pse ishte i ndëshkuar me karton të kuq, ku mësyu në drejtim të referëve te mesi i fushës, duke e kërcënuar, sharë dhe ofenduar referin kryesor të ndeshjes në prezencë të policisë dhe zyrtarëve tjerë të ndeshjes.

Batatina ka mohuar një gjë të tillë. Batatina iu ka bërë me dije, se nuk e ka sharë askënd dhe as nuk është i asaj kategorie që të kërcënojë apo fyejë dikë. 

“Po e drejt e tyre është me hapur procedurë, po arsye nuk ka.

Kam drejt me protestu kur vendimet nga arbitrat i vlerësojë unë si të pa drejta por nuk qëndron as një fakt as nuk ka pas sharje as kërcënim, nuk është modeli im dhe niveli im intelektual me bërë fyerje sepse nuk jam i asaj kategorie por reagimet në ndarjen e drejtësisë kanë ndodh dhe do të ndodhin në mënyrë sportive”, tha Batatina për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat