Komisioni për gara shtyn javën e 11-të

Futboll

Komisioni për gara shtyn javën e 11-të

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 13:53
Komisioni për gara shtyn javën e 11-të

Komisioni për gara pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut informon se për shkak të ndryshimeve të Protokollit për masat për mbrojtje nga KOVID-19 dhe futjen në fuqi të Protokollit të Përgjithshëm për organizimin e ndeshjeve, takimet e javës së 11-të të Ligës së Parë dhe ato të javës së 10-të të Ligave të Dyta që duhej të luhen më 31.10.2020 (e shtunë) dhe 01.11.2020 (e diel) shtyhen dhe të njejtat do të luhen në termin të ri. 

Më 07.11.2020 (e shtunë) luhen ndeshjet e javës së 11-të të Ligës së Parë, ndërsa më 08.11.2020 (e diel) takimet e javës së 10-të në Ligat e Dyta Lindje dhe Perëndim.

Arsyeja është se të gjitha klubet duhet t’i bëjnë testet e futbollistëve sa i përket Covid 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat