Sulmuesi i Paris St-Germain, Neymar pritet të mungojë në tri ndeshjet e ardhshme për shkak të një lëndimi.
Trajneri i klubit kampion të Francës, Thomas Tuchel ka konfirmuar se 28 vjeçari do të mungojë deri pas pushimit të kombëtareve.
Neymar u lëndua në fitoren 2-0 në Ligën e Kampionëve ndaj Istambul Basakseir.
Braziliani do të mungojë në sfidat e Ligue 1 ndaj Nantes dhe Rennes si dhe në takimin në Ligën e Kampionëve që PSG e luan ndaj RB Leipzig në Gjermani.
Është kjo një humbje e madhe për PSG, duke qenë se Neymar është lojtari kryesor i ekipit dhe RB Leipzig paraqet një sfidë të vështirë për skuadrën e Tuchel, e cila ka një fitore dhe një humbje në grupin H.