Edhe një shqiptar në Kinë

Futboll

Edhe një shqiptar në Kinë

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 22:43
Vasil Shkurtaj

Futbollisti shqiptar, Vasil Shkurtaj është prezantuar edhe zyrtarisht te skuadra Jiangxi Liansheng.

Sulmuesi i cili u largua nga Kukësi gjatë kësaj vere tashmë ka konfirmuar se ka mbërritur në Kinë, te skuadra që bënë pjesë në ligën e parë kineze.

Marrëveshja mes klubit kinez dhe lojtarit shqiptar kishte kohë që ishte arritur, madje Shkurtaj ka kryer edhe stërvitjen e parë me klubin e ri.

Në një postim në Instagram, Vasil Shkurtaj ka shkruar se ai tash edhe zyrtarisht do të luajë në kontinentin e Azisë te skuadra e re kineze.

“I lumtur ju njoftoj se tani dhe zyrtarisht do luaj ne Azi dhe ekipin kinez Jiangxi Liansheng”, ka shkruar Shkurtaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat