Gazetarët ngacmojnë Koemanin për Bartomeun, ai i shmanget përgjigjeve

Futboll

Gazetarët ngacmojnë Koemanin për Bartomeun, ai i shmanget përgjigjeve

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 22:45
Roland Koeman

E ardhmja e trajnerit në Camp Nou mund të varet tani në punën e tij në klub, duke qëndruar i fokusuar që t’ja dal më mirë

 Ronald Koeman ka thënë sot se ai nuk do të lejojë që zgjedhjet në klubin e Barcelonës ta dekoncentrojnë dhe se ai dëshiron të fitojë trofe me skuadrën nga Camp Nou.

Holandezi erdhi në klub gjatë krizës në gusht ku la punën si trajner i Holandës për t’u rikthyer të Barcelona, me të cilët u ribashkua pasi pati gjashtë vite të mahnitshme në këtë skuadër si lojtar.

Kjo do të thotë se trajneri vështirë se do të përzihet në protesta dhe gjëra të tjera që po ndodhin në klub, derisa presidenti Josep Maria Bartomeu dha dorëheqje këtë javë.

Lidershipi i Bartomeut u përballë me kritika të mëdha, me yllin Lionel Messi që dëshironte largimin nga klubi në fund të sezonit.

Derisa kanë mbetur disa muaj deri të zgjedhjet, Koeman do të përpiqet nëse mundet që mos ta mbaj mendjen të kandidatët që konkurrojnë për president.

Megjithatë, ai ka përkrahje dhe njëri prej tyre është Toni Freixa, i cili vazhdon ta përkrah Koemanin për postin e tij, por rivali i tij Victor Font nuk e ka fshehur që në këtë pozitë dëshiron ta caktojë Xavin si dhe po ashtu dëshiron që ta rikthejë në klub Pep Guardiolan.

“Nuk dua të flas individualisht për kandidatët, do të shoh çfarë do të ndodh. Puna e ime nuk është që të jem i lumtur apo i palumtur nëse dikush dëshiron t’i ndryshojë gjërat apo jo. Jam këtu në klub për të fituar dhe më e rëndësishmja është të fitojmë nesër”, ka thënë Koeman ku u përgjigj në pyetje se çka mendonte Freixa për komentet për të ardhmen e tij.

Barcelona do të përballët me Alaves nesër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat