Menaxheri i Hakimi-t: E ka zgjedhur ai Inter-in, është i sigurt se…

Futboll

Menaxheri i Hakimi-t: E ka zgjedhur ai Inter-in, është i sigurt se…

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 06:48
Hakimi

Inter ka siguruar në verë një lojtar shumë të talentuar si Hakimi.

Mbrojtësi i krahut, i huazuar vitin e kaluar te Dortmund, është transferuar nga Real Madrid te zikaltrit dhe ka qenë një nga blerjet më të rëndësishme të merkatos së kaluar.

Në një intervistë të dhënë për FCINTER1908, menaxheri i marokenit Alejandro Camano ka folur për zgjedhjen e bërë nga lojtari për të veshur fanellën e milanezëve:

“Hakimi e ka zgjedhur vetë Inter-in. Ka qenë një vendim i tiji, drejtori sportiv i Inter-it më fliste prej kohësh për mundësinë për ta marrë. Është shumë i lumtur dhe synon të fitojë gjithçka me skuadrën e re”.

“Sfida me Real-in? Hakimi është rritur dhe është formuar te Real Madrid dhe është krenar për këtë. Tani është shumë i bindur se mund të japë kontributin e tij për ta kthyer Inter-in te fitorja. Klubi zikaltër e ka bindur, projekti Inter është shumë stimulues”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat