Aksidentoi për vdekje një çift, ish-futbollisti dënohet me burgim

Futboll

Aksidentoi për vdekje një çift, ish-futbollisti dënohet me burgim

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 13:24
Aksidentoi për vdekje një çift, ish-futbollisti dënohet me burgim

Një aksident tragjik në korrik të vitit 2019 i mori jetën një çifti të sapomartuar.

Futbollisti Zhoao Malek ishte duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, teksa shkaktoi një aksident të rëndë, duke i marrë jetën çiftit të ri.

Ndërkohë ditën e djeshme, gjykata e Puente Grendes, ka bërë publike edhe vendimin, duke dënuar me 3 vite, 8 muaj e 15 ditë burg, 21-vjeçarin i cili në të kaluarën e tij ka qenë i huazuar te Porto dhe Sevija, duke u aktivizuar me ekipet e dyta të këtyre klubeve.

Veç burgut futbollisti me origjinë nga Kameruni, i lindur në Meksikë, duhet të të paguajë edhe një dëmshpërblim që kap shifrën e 3 milion pesos (rreth 120 mijë euro). Kjo për dëmet e bëra gjatë aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat