Lista e golashënuesve pas tri takimeve të sotme në Superligën e Kosovës në futboll

Futboll

Lista e golashënuesve pas tri takimeve të sotme në Superligën e Kosovës në futboll

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 16:56
Mirlind Daku

Në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, Trepça ’89 ka fituar me përmbysje ndaj Arbërisë me rezultat 1:2, duke arritur të bëjë edhe një përmbysje tjetër brenda dy xhirove për t’i marrë tri pikë me vete në Mitrovicë.

Në takimin tjetër të zhvilluar në Suharekë, Ballkani e ka mposhtur Besën e Pejës me rezultat të thellë 4:1, duke vazhduar të kryesojë i vetëm në tabelë.

Në takimin tjetër interesant, Gjilani dhe Feronikeli i kanë ndarë pikët pasi luajtën 0:0 në Gjilan.

Listës së golashënuesve vazhdon t’i prijë i vetëm sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku.

Daku me dy golat e shënuar sot për Ballkanin, ka shkuar në kuotën e 17 golave në përgjithësi deri më tani.

Kjo është lista e golashënuesve pas tri takimeve të sotme:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat