Bayerni vazhdon me fitore, ruan kryesimin 

Futboll

Bayerni vazhdon me fitore, ruan kryesimin 

Nga: K.Goca Më: 31 tetor 2020 Në ora: 17:25
Muller

Kampioni në fuqi gjerman, Bayerni nga Munihu, vazhdon me fitore në Bundesliga I. Bavarezët triumfuan me rezultat 2:1 ndaj Koln, në takimin që u zhvillua në “RheinEnergie” në Koln.

Koln me gjithë humbjen, me lojë nuk zhgënjeu.

Bavarezët shënuan fitoren e katërt radhazi dhe prijnë në renditje me 15 pikë. Për Bayernin shënuan Muller (13’-nga penalltia), Gnabry (45+1) dhe për Koln Drexler (82’).

Pas javës së 16-të, Koln është në vend të 16-të me vetëm dy pikë, pa fitore, me dy barazime dhe katër humbje.  

Lewandowski, lojtar i Bayernit, kryeson listën e  shënuesve me 10 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat