Goli i West Ham – statistikë aspak e mirë për Alisson Becker

Futboll

Goli i West Ham – statistikë aspak e mirë për Alisson Becker

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 18:56
Alisson Becker

Alisson Becker vlerësohet të jetë portieri më i mirë në botë.

Portieri brazilian i Liverpool ishte spektakolar sezonin e kaluar, por duket se këtë edicion punët nuk po shkojnë më së miri për të.

Në vetëm 10 minuta lojë ndaj West Ham, Alisson ka nxjerr një herë topin nga rrjeta e tij, duke regjistruar tashmë një statistikë aspak të mirë.

Me golin e shënuar të Fornals, Alisson Becker ka pësuar gol saktësisht në gjysmën e gjuajtjeve që janë drejtuar drejt ti këtë sezon.

Një statistikë e tillë sigurisht se duhet të qëndrojë larg portierit që mban epitetin e më të mirit.

Mbetet të shihet nëse gjërat do të ndryshojnë gjatë pjesës së mbetur të sezonit, për Alisson Becker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat