Vulaj e Roloviç - ‘bombardues’! Skuadra shqiptare senzacion në Mal të Zi, 11 ndeshje pa humbje

Futboll

Vulaj e Roloviç - ‘bombardues’! Skuadra shqiptare senzacion në Mal të Zi, 11 ndeshje pa humbje

Nga: Kemajl Goca Më: 31 tetor 2020 Në ora: 20:10
Vulaj e Roloviç - ‘bombardues’! Skuadra shqiptare senzacion në Mal të Zi, 11 ndeshje pa humbje

Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi vazhdon me rezultate të lakmueshme në elitën e futbollit të Malit të Zi. 
Deçiqi si vendas ka shënuar fitore me rezultat 2:0 kundër Iskrës nga Danillovgradi, në kuadër të javës së 11-të.

Futbollisti Kristian Vulaj si bombardues së bashku me Ognjen Roloviçin, shënuan për fitoren e madhe të skuadrës së tyre. 

Vulaj me dinakërinë e tij ka realizuar në minutën e 40-të, duke kaluar në epërsi skuadrën e tij. Në minutën e 90+6, Ognjen Roloviç realizon nga penalltia, duke e vulosur fitoren me rezultat 2:0.  Ndeshja u zhvillua në Tuz nën dritat e reflektorëve. 

Vulaj deri me tash ka shënuar 7 gola, ka dy me pak se lideri i shënuesve Kodriç (Podgorcia). Deçiqi nga 11 ndeshje ka 5 fitore e 6 barazime, pa humbje, me goldallim 18:6,  renditen në vend të dytë me 21 pikë, ngecin për një pikë nga lideri Buduçnosti. 

Liga e Malit të Zi
Podgorica-Petrovac    1:3
Sutjeska-Buduçnosti    0:1
Zeta-Jezero    1:0 
OFK Titograd-Rudari    0:2
Deçiq-Iskra 2:0

Tabela
1. Buduçnosti    10    7    1    2    15:10    22
2. Deçiqi    11    5    6    0    18:6    21
3. Podgorica    11    5    3    3    14:10    18
4. Sutjeska    11    4    4    3    15:11    16
5. Zeta    11    4    3    4    8:10    15
6. Jezero    11    4    2    5    6:9    14
7. Iskra    11    3    4    4    8:13    13
8. Rudari    11    4    0    7    13:15    12
9. Titogradi    11    2    3    6    7:17    9
10. OFK Petrovac    10    1    4    5    10:13    7

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat