Hazard i lumtur me golin që shënoi për Real Madridin

Futboll

Hazard i lumtur me golin që shënoi për Real Madridin

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 21:16
Eden Hazard

Belgu ka pritur afër 400 ditë për të shënuar në ngjyrat e Madridit dhe këtë do ta mbaj mend gjatë

Eden Hazard është i kënaqur që shënoi një “gol të bukur” për Real Madridin pas një viti të gjatë pa gol, derisa Emilio Butraguena e lavdëroi sulmuesin si “të mahnitshëm”.

Hazard shënoi me këmbën e majtë, që nuk është këmba e tij, nga rreth 20 metra për t’ia dhënë kampionit spanjoll fitoren kundër Huescas të shtunën.

“Tung, djema! Jam shumë i lumtur që jam në fushë dhe shënova një gol të bukur”, tha belgu.

“Ky gol ishte për ju. Shpresoj që të shihemi njëjtë herave tjera”.

Hazard jo vetëm që ka krijuar mundësi për shokët e skuadrës duke pasuar edhe në fushë për shokët e skuadrës së tij, por edhe mënyra se si luajtën me Benzeman që erdhi deri të goli i tretë i Valverdes, duke bërë që Zidane të jetë i kënaqur.

“Ne jemi të lumtur me lojën e Hazardit dhe jam i lumtur me atë çfarë ne kemi bërë sot”, tha trajneri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat