Marchisio: Juve pagoi më shumë sesa duhet për Chiesan

Futboll

Marchisio: Juve pagoi më shumë sesa duhet për Chiesan

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 21:56
Federico Chiesa

Claudio Marchisio ka kritikuar paraqitjet e Federico Chiesa.

Chiesa kaloi te Juventus duke bërë bujë të madhe, por Claudio Marchisio duket se nuk është i kënaqur me paraqitjet e italianit.

Komentet e ish mesfushorit janë se skuadra pagoi Fiorentinën më shumë sesa duhet për Chiesan.

“Nuk është në rregull që dikush që luftonte për mbijetesë të kushtojë 50-60 milionë euro”, ka thënë ish mesfushori i Juventus.

“Ai është një talent i vërtetë, por ka shumë presion mbi të, që erdhi pas transferimit”, shtoi Marchisio.

“Ai duhet të gjej pozitën e duhur në fushë. Mendoj se do të shpërthejë më vonë”, ishin fjalët e italianit.

Chiesa ka zënë menjëherë vend në planet e Andrea Pirlo, por paraqitjet e tij duhet të përmirësohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat