PSG fiton ndaj Nantes, mbetet lider në Ligue 1

Futboll

PSG fiton ndaj Nantes, mbetet lider në Ligue 1

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 22:58
Kylian Mbappe

PSG ka marr një fitore të rëndësishme ndaj Nantes me rezultat 3-0, me të tre golat që u shënuan në pjesën e dytë.

Ndeshja nisi me të dy skuadrat që kishin nga një rast që në minutat e para.

Pablo Sarabia rrezikoi për PSG, ndërsa Moses Simon për Nantes, por pa sukses.

Pjesa e parë nuk kishte diçka më shumë për tu veçuar ndër në të dytën PSG, rriti nivelin e lojës.

Goli i parë erdhi menjëherë në minutën e 47-të, kur Ander Herrera shënoi pas një pasimi të Kylian Mbappe (1-0).

Francezi fitoi një penallti në minutën e 63-të, kur u rrëzua në zonë nga një mbrojtës. Ai mori përsipër të gjuajë nga pika e bardhë për të qenë i saktë për 2-0.

Në minutat e fundit të ndeshjes kishte kohë që edhe Pablo Sarabia të shënonte për 3-0.

Me këtë fitrore PSG ka 21 pikë dhe është në vendin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat