Ronaldo kërkesë Juves, do yllin e PSG në Torino

Futboll

Ronaldo kërkesë Juves, do yllin e PSG në Torino

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 23:47
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo dëshiron që të përforcojë ekipin e Juventusit për sezonin e ri. Raportohet se portugezi u ka bërë një kërkesë drejtuesve në sezonin e ri sepse dihet dëshira e italianëve për të fituar Champions Leaguen, titullin më të rëndësishëm për klube në Europë.

Ronaldo ka kërkuar të ribashkohet me Angel Di Marian. Ky i fundit është kthyer në lojtar kyç te PSG dhe po bën mjaft mirë te skuadra franceze. Ylli i Juves ka luajtur me sulmuesin gjatë kohës kur ishte pjesë e Realit.

Calciomercato shkruan se CR7 dëshiron të ritakohet sërish me argjentinasin. Ai u ka kërkuar drejtuesve të futen në aksion dhe të mundohen të bindin argjentinasin të kalojë në Torino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat