Pioli: Ibra i rëndësishëm për skuadrën

Futboll

Pioli: Ibra i rëndësishëm për skuadrën

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 15:44
Pioli: Ibra i rëndësishëm për skuadrën

Stefano Pioli ka lavdëruar Zlatan Ibrahimoviç pas golit që suedezi shënoi në fitoren 1:2 në udhëtim te Udinese.

Milan mori tre pikë nga udhëtimi te Udinese, me Ibrahimovic që shënoi golin e fitores.

Pioli pas ndeshjes, ka thënë se Ibra është shumë i rëndësishëm, ku ndihmon në rritjen e skuadrës së re të Milanit.

"Ibra e di se sa është i rëndësishëm për përmirësimin e shokëve të tij të skuadrës", ka deklaruar Pioli.

"Ai e di që rruga është e gjatë, ne duam t’i kapërcejmë këto sfida që na ndihmojnë të përmirësohemi në çdo këndvështrim".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat