Ramadani paralajmëron dorëheqjen nga Prishtina

Futboll

Ramadani paralajmëron dorëheqjen nga Prishtina

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 15:48
Ramadani paralajmëron dorëheqjen nga Prishtina

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani duket se do e mbyllë më herët se që pritej aventurën e tij me klubin kryeqytetas.

Prishtina sot humbi ndeshjen e tretë radhazi, e sipas trajnerit kjo nuk i ngjanë aspak Prishtinës.

Ishte vetë trajneri që paralajmëroi mundësinë e dorëheqjes në deklaratën pas ndeshjes: Drenica 1:0 Prishtina.

“Dhamë maksimumin, por nuk mjaftoi që të fitonim. Drenica na mposhti pas angazhimit që kishin”

“3 humbje radhazi janë shumë, dhe dikush duhet të marrë përgjegjësi e ai që duhet të marrë përgjegjësi jam unë, dhe nuk i iku aspak përgjigjësisë”

“Këto tre humbje nuk na ngjajnë aspak, dhe unë do të marrë përgjegjësinë, e themë këtë me plotë bindje. Motivimi nuk është në nivelin e duhur, por qfarë do ndodhë ja lëmë kohës dhe do flasim me drejtuesit e klubit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat