Mirlind Daku e Berisha në listën e Kosovës për ndeshjet e nëntorit

Futboll

Mirlind Daku e Berisha në listën e Kosovës për ndeshjet e nëntorit

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 12:26
Mirlind Daku e Berisha në listën e Kosovës për ndeshjet e nëntorit

Sulmuesi më në formë i Superligës së Kosovës në futboll, Mirlind Daku, i cili aktivizohet me Ballkanin, pritet që të ftohet për herë të parë në Përfaqësuesen A të Kosovës të drejtuar nga Bernard Challandes.

Krahas tij, në listë është edhe mesfushori i Akhamt Groznyt Bernard Berisha.

Lajmi konfirmohet për Zeri nga ndihmësi i Challandesit, Muharrem Sahiti.

“Daku dhe Berisha janë në litrën e gjerë. Tashmë kanë ndeshje dhe shpresojë se nuk do të këtë lëndime që mos të ndryshohet lista. Po presim se si do të shkojë gjendja pasi që jemi edhe në pandemi dhe shpresojë se askush nuk do të infektohet. Ata janë në listë. Sot ose nesër publikohet lista”, ka thënë Muharrem Sahiti.

Daku në 10 ndeshjet e para në Superligë i ka realizuar 17 gola me Ballkanin e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi,.

Ndërkohë, Berisha që po shkëlqen në kampionatin e Rusisë.

Berisha mungoi në ndeshjet e muajit tetor të Kosovës për shkak të në takimin paraprak të zhvilluar ndaj Greqisë në momentin e shënimit të një eurogoli, bëri një gjest në drejtim të bankinës duke e shprehur pakënaqësinë e mos aktivizimin për gati dy vite.

Berisha është një ndër lojtarët më në formë të Kosovës.

Ai është prodhim i futbollit kosovar pasi që karrierën e ka nisur te Besa e Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat